Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Aksident i trefishtë në Elbasan, raportohet për disa të plagosur
👁5895
Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në qytetin e Elbasanit, në rrugën që lidh Universitetin “Aleksandër Xhuvani” me rreth rrotullimin e përroit të Zaranikës, në lagjen Haxhias. Në aksident janë përfshirë tri automjete, ndërsa disa persona kanë mbetur të lënduar. Ende nuk dihet numri i saktë i të lënduarve apo gjendja e tyre shëndetësore, por ekipet e emergjencës dhe policisë ndodhen në vendngjarje dhe po japin ndihmën e parë. Shkaqet e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat.