Aksident i trefishtë në autostradën Tiranë-Durrës, përfshihet edhe një Lamborghini

Aksident i trefishtë në autostradën Tiranë-Durrës, përfshihet edhe një Lamborghini

Një aksident ka ndodhur në autostradën Tiranë - Durrës pranë mbikalimit të Rinasit mbrëmjen e së mërkurës. Tre automjete janë përfshirë në këtë aksident, njëra prej të cilave një mjet tip “Benz” është përmbysur në rrugë. Mes makinave të aksidentuara është edhe një Lamborghini me targa zvicerane. Në vendngjarje mbërritëm policia dhe ambulanca, teksa ende nuk dihet nëse ka të lënduar. Raportohet se aksidenti bllokoi përkohësisht trafikun.