Aksident i tmerrshëm në Itali, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

Aksident i tmerrshëm në Itali, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur në autostradën Autosole, në seksionin midis Arezzos dhe Firences në Itali, duke lënë tre persona të vdekur. Pesëmbëdhjetë persona janë plagosur gjithashtu, me një prej tyre që ndodhet në gjendje tepër të rëndë, katër të tjerë në gjendje kritike dhe dhjetë prej tyre kanë pësuar dëmtime më të lehta. Aksidenti horror duket se është shkaktuar nga një kamion. Sipas dëshmitarëve, automjeti u përplas me makinat që prisnin në radhë për shkak të trafikut të dendur dhe më pas u përplas me një barrierë. Ai goditi një automjet tjetër të tonazhit të rëndë, një makinë...