Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i Kolonjës në Lushnjë, humb jetën 28-vjeçari
👁8998
Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 04:30, në rrethrrotullimin e Kolonjës, përgjatë aksit nacional Fier–Lushnjë. Një 28-vjeçar i identifikuar si Serxhio Gogaj, 28 vjeç ka humbur jetën pasi ka humbur kontrollin e mjetit tip “Volkswagen”, që drejtonte dhe ka përfunduar në një kanal kullues anës rrugës. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë përgjumja e drejtuesit të mjetit, e ndjekur nga shpejtësia e lartë që ka bërë që makina të përplaset dhe të thyejë barrierën e hekurt mbrojtëse. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në morgun e qytetit të Lushnjës. Ndërkohë, pritet ekspertiza mjeko-ligjore...