Aksident i rëndë në vend/ Makina përplaset me motorin, një i plagosur

Aksident i rëndë në vend/ Makina përplaset me motorin, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në autostradën Levan – Tepelenë, në vendin e quajtur Kafaraj. Një automjet është përplasur me një motorr dhe si pasoje e përplasjes së fortë ka mbetur i lënduar drejtuesi i motorrit. Ai është transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po merr ndihmën mjekęsore ndërsa burimet bëjnë me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhet dhe policia së bashku me grupin hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e dinamikës së aksidentit dhe disiplinimin e trafikut.