Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Aksident i rëndë në Tiranë, taksia përplas 3 të mitur që lëviznin me monopatinë
Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme te ura e ish-hotel Dajtit në Tiranë, ku një taksi ka përplasur tre fëmijë që lëviznin me monopatinë. “Rreth orës 10:30, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, shtetasi E. K., rreth 41 vjeç, ka përplasur me automjetin që drejtonte, 2 monopatina me të cilat lëviznin 3 të mitur. Si pasojë janë demtuar 3 të miturit, të cilët janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve. Shtetasi E. K. është shoqëruar në Komisariat, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor po punon në vendngjarje...