Aksident i rëndë në Tiranë, automjeti përplas 4 makina dhe një person me motor (Video)

Aksident i rëndë në Tiranë, automjeti përplas 4 makina dhe një person me motor (Video)

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në rrugën “Sabaudin Gabrani” në zonën e Kombinatit në Tiranë. Mësohet se një makinë ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi të lartë dhe për pasojë ka devijuar nga rruga duke përplasur 4 makina të tjera që ndodheshin në rrugë dhe një motor. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet që si “Benzi” fluturon mbi trotuar, ndërkohë njerëzit vënë duart në kokë. Ndërkohë, nuk ka ende asnjë reagim nga policia.

Abonohu per 1 Vit Abonohu tani per te pasur akses te plot ne leximin e lajmeve. ABONOHU
Burimi: Gijotina.com