Burimi:
Gijotina.com

Aksident i rëndë në Shkodër, i moshuari me biçikletë përplaset nga një makinë
👁11250
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në rrugën kryesore të Shkodrës, pranë Urës së Vjetër të Bunës. I plagosur ka mbetur një 79-vjeçar, i identifikuar si Nexhat Kraja, i cili po udhëtonte me biçikletë kur u përplas nga një automjet. I moshuari është transportuar me urgjencë në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit