Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Aksident i rëndë në rrethrrotullimin e Levanit, kamioni bie në kanal dhe përmbyset
👁12449
Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrethrrotullimin e Levanit. Një kamion ka rënë në kanalin anash rrugës dhe është përmbysur. Burimet nga vendngjarja bëjnë me dije se bllokimi i timonit nuk i ka dhënë mundësi drejtuesit të mjetit të manovrojë dhe për pasojë ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës. Fatmirësisht drejtuesi nuk ka pësuar lëndime, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme pasi ishte i ngarkuar me enë kuzhine. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e policisë dhe grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti. Top Channel