Aksident i rëndë në Prrenjas/ Makinat përplasen “kokë më kokë”, tre të plagosur, një në gjendje kritike

Aksident i rëndë në Prrenjas/ Makinat përplasen “kokë më kokë”, tre të plagosur, një në gjendje kritike

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e së dielës, rreth orës 17:05 në aksin nacional Prrenjas -Librazhd, në Qukës, në vendin e njohur si “Lokali i Zenelit”. Sipas informacioneve paraprake në aksident janë përfshirë tre automjete, duke shkaktuar plagosjen e tre qytetarëve, mes tyre një person që ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit nga shërbimi i ambulancës. Nga përplasja janë shkaktuar gjithashtu dëme të konsiderueshme materiale. Për shkak të ngjarjes, qarkullimi i automjeteve në këtë segment po vijon me një krah, duke krijuar vonesa në lëvizje. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat...
Burimi: Sot.com.al