Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Aksident i rëndë në Prrenjas, makina përplas për vdekje 70-vjeçaren
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar sot rreth orës 12:10 në aksin rrugor “Qukës-Prrenjas”. Sipas informacionit paraprak nga policia, dyshohet se automjeti i drejtuar nga shtetasi P. K., 62 vjeç, ka përplasur shtetasen F. M., rreth 70 vjeçe, e cila ishte duke ecur në këmbë. Për shkak të plagëve të marra, 70-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.