Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Aksident i rëndë në Pejë! Një i vdekur dhe katër të plagosur nga përplasja e dy makinave
Një person ka humbur jetën pas një aksidenti që ndodhi sot në fshatin Nabërgjan të Pejës. Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës. “Aksidenti ndodhi rreth orës 12:00. Katër persona u lënduan, ndërsa një person humbi jetën,” tha ai. Gashi po ashtu tha se në aksident ishin të përfshira dy makina.