Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Aksident i rëndë në Napoli/ Shkëputet e kablloja e teleferikut, kabina përfundon në humnerë; disa të vdekur
👁10378
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Napoli të Italisë. Një kabllo e teleferikut Monte Faito, në Castellammare di Stabia, u prish duke lënë dy kabina pezull, brenda së cilave ndodheshin 16 persona, kryesisht turistë. Pas 3 orësh, kabina më e afërt me stacionin malor, me 5 persona në bord, u shkëput dhe ra në një luginë. Deri tani raportohet se katër persona humbën jetën. Një hetim për katastrofën u hap nga Zyra e Prokurorit Publik Torre Annunziata. Kabina e rrëzuar u lokalizua nga helikopteri i zjarrfikësve pas një kërkimi të vështirësuar nga dukshmëria e dobët për shkak të mjegullës...