Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Aksident i rëndë në Memaliaj/ Humb jetën një i mitur, plagosen tre të tjerë
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Memaliaj-Mallakastër, me pasojë në jetë njerëzish. Dy mjete, Range Rover dhe Mercedez Benz, janë përplasur me njëra-tjetrën, teksa i vdekur ka mbetur një 10-vjeçar, ndërsa tre të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Në njërën prej mjeteve ndodheshin dy ukrainas, teksa policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkaqet e aksidentit.