Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Aksident i rëndë në Memaliaj, 10-vjeçari vdes pas përplasjes së dy automjeteve, 3 të plagosur rëndë
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Memaliaj-Mallakastër, pranë kthesës së ish-minierës së qymyrit në Memaliaj. Burime për media bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa viktimë ka mbëtur një fëmijë 10 vjeç, banues në fshatin Kalivaç, ndërsa tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë. Sipas informacioneve paraprake, bëhet e ditur se makina tip Range Rover, me targa shqiptare AB700SF, është përplasur me atë tip ‘Mercedes Benz’, me targa ukrainase, në të cilin udhëtonin dy të rinj ukrainas. Sakaq, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur dhe forcat e...