Aksident i rëndë në Maliq, plagoset një 9-vjeçare

Aksident i rëndë në Maliq, plagoset një 9-vjeçare

Një aksident është shënuar pasditen e sotme në fshatin Vreshtas, Maliq, shtetasi F. B., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar një e mitur 9-vjeçe, pasagjere në automjet, e cila po merr mjekim në spital, në gjendje jashtë rrezikut për jetën. Me shtetasin F. B., po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv