Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Aksident i rëndë në Lushnjë, humb jetën 28-vjeçari nga Tirana
👁3293
Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 04:30 në rrethrrotullimin e Kolonjës, ku një automjet tip Volkswagen Golf me targa AB 789 RA ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal kullues. Si pasojë e këtij aksidenti të rëndë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, një 28-vjeçar nga Tirana. Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë përgjumja dhe shpejtësia e lartë. Policia dhe zjarrfikësit kanë ndërhyrë për të nxjerrë trupin dhe automjetin nga kanali, ndërsa pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes. Trupi i viktimës është dërguar në morgun e Lushnjes.