Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Aksident i rëndë në kufirin Serbi-Hungari! Humb jetën shtetasi nga Maqedonia e Veriut
Një aksident i rëndë trafiku ndodhi sot në mëngjes rreth orës 05:15 pranë Horgoshit, në autostradën afër kufirit Serbi–Hungari. Një makinë me targa të Maqedonisë së Veriut, tipi “KIA”, doli nga rruga dhe u përmbys pranë vendbanimit Vishnjevac. Si pasojë, një pasagjer 39-vjeçar me inicialet N.A. humbi jetën në vendngjarje. Shoferi A.A., 60 vjeç, u plagos rëndë dhe u dërgua në spitalin e Suboticës për trajtim mjekësor. Mediat serbe raportojnë se ndaj shoferit pritet të ngrihet kallëzim penal për shkelje të rëndë të sigurisë në komunikacion. Ngjarja ndodhi mes nyjës rrugore në Zhednik dhe pikës së pagesës në Suboticë. Policia...