Aksident i rëndë në hyrje të tunelit të Murrizit, 19-vjeçari humb kontrollin e makinës, raportohet për të plagosur

Aksident i rëndë në hyrje të tunelit të Murrizit, 19-vjeçari humb kontrollin e makinës, raportohet për të plagosur

Njoftimi i policisë: Klos/Informacion paraprak Rreth orës 23:45, në hyrje të tunelit të Murrizit, me kah lëvizjeje Tiranë-Klos, shtetasi K.L., 19 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët shtetasit K.Gj., U.M dhe F.K., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Universitar Tiranë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Burimi: Sot.com.al