Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Aksident i rëndë në Gjirokastër, përplaset ambulanca, 6 të plagosur
Rreth orës 09:30 të mëngjesit të sotëm, një aksident rrugor ka ndodhur pranë urës së Kardhiqit, ku një autoambulancë me drejtues shtetasin Gj. Sh. është përplasur me një automjet tjetër të drejtuar nga shtetasi D. K. Si pasojë e përplasjes janë plagosur drejtuesi i ambulancës, pacienti që po transportohej, shoqëruesja dhe infermierja që ndodheshin në autoambulancë, si dhe drejtuesi dhe një pasagjere në automjetin tjetër. Pacienti, shtetasi I. M., ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetësore, ndërsa të plagosurit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtim mjekësor.