Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Aksident i rëndë në Fier/ 15-vjeçari humb kontrollin e makinës, plagosen tre të mitur
Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:00, në aksin rrugor “Fier–Ballsh”, në afërsi të fshatit Plyg. Një 15-vjeçar nga fshati Mbyet, duke drejtuar një automjet, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e përplasjes janë plagosur tre të mitur, vetë drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerë të tjerë, përkatësisht 13 dhe 14 vjeç, gjithashtu banues në Mbyet. Të plagosurit janë transportuar menjëherë në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Policia ndodhet në vendngjarje dhe grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit, si dhe për...