Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplaset nga një makinë qytetari që lëvizte me biçikletë, zbardhen detajet e para

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplaset nga një makinë qytetari që lëvizte me biçikletë, zbardhen detajet e para

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-ish-Metalurgji. Sipas burimeve nga vendngjarja, një automjet ka përplasur një person i cili po qarkullonte me biçikletë në vendin e quajtur ish-qendra tregtare. Drejtuesi i biçikletës mësohet se ka pësuar dëmtime të shumta në kokë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Ndërkohë ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe identiteti i personave të përfshirë në aksident.
Burimi: Sot.com.al