Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Aksident i rëndë në Cërrik-Gramsh/ Motomjeti del nga rruga, humb jetën 66-vjeçari
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në aksin rrugor Cërrik-Gramsh. Mësohet se një 66-vjeçar, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga. Për shkak të dëmtimeve, ai ka humbur jetën. “Më datë 30.07.2025, rreth orës 23:30, në aksin rrugor “Cërrik-Gramsh”, shtetasi O. K., 66 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga. Për shkak të dëmtimeve, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën.” thuhet në njoftimin e policisë./