Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, përmbyset furgoni i Sukthit, disa të plagosur

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, përmbyset furgoni i Sukthit, disa të plagosur

Një aksident është regjistruar rreth orës 18:40 në autostradën Tiranë-Durrës, pranë mbikalimit të Rinasit. Një furgon pasagjerësh i linjës së Sukthit është përplasur me trafikndarësen dhe më pas është përmbysur në rrugë. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, ambulanca dhe shërbimet zjarrfikëse. Sipas dëshmive të personave që kanë kaluar në zonë, në aksident ka të plagosur. Një dëshmitar ka deklaruar se ka parë disa persona të lënduar, ndërsa një tjetër ka raportuar se dy persona dyshohet se kanë mbetur të bllokuar poshtë furgonit.  ‘Furgoni ishte duke shkuar për Sukth. Kishte disa të lënduar dhe shumë forca policie, zjarrfikëse dhe ambulanca’, tha një dëshmitar.