Burimi:
Fieriweb.com

Foto © Fieriweb.com
Aksident i rëndë në aksin Tapizë–Fushë Krujë, tre të plagosur dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot rreth orës 11:00 në aksin “Tapizë–Fushë Krujë”, ku si pasojë janë plagosur tre persona.Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave" Sipas të dhënave paraprake nga policia, një automjet tip “Audi” me drejtues shtetasin E. H., 28 vjeç, është përplasur me një tjetër automjet që drejtohej nga shtetasi K. D., 19 vjeç. Nga përplasja e fortë kanë mbetur të plagosur të dy drejtuesit e mjeteve si dhe një pasagjer që ndodhej në automjetin e parë. Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI” Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë...