Aksident i rëndë në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, automjeti del nga rruga dhe bie në liqen

Aksident i rëndë në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, automjeti del nga rruga dhe bie në liqen

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë. Mjeti i cili drejtohej nga 34-vjeçari Alfons Bleta ka dalë nga rruga, e më pas ka rënë në liqen. I riu ka ndërruar jetë. “Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, automjeti që drejtohej nga shtetasi A. B., 34 vjeç, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga shtetasi A.B, automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqen. Drejtuesi i automjetit, shtetasi A.B, ka humbur jetën”, njofton policia.
Burimi: Kohajone.com