Aksident i rëndë në aksin Peqin–Elbasan, automjeti bie nga ura! Dyshohet se po lëvizte me shpejtësi

Aksident i rëndë në aksin Peqin–Elbasan, automjeti bie nga ura! Dyshohet se po lëvizte me shpejtësi

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e vona të pasdites në segmentin rrugor kombëtar Peqin–Elbasan. Sipas informacioneve paraprake, një automjet, i cili dyshohet se po lëvizte me shpejtësi të lartë, ka humbur kontrollin mbi një urë dhe ka rënë poshtë saj. Ende nuk ka të dhëna të konfirmuara mbi pasojat e këtij aksidenti, ndërsa autoritetet janë në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv