Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shkodër, automjeti përplaset me kamionin e mbetjeve urbane
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër tek degëzimi i parë në hyrje të Lezhës. Automjeti taksi është përplasur me mjetin kamion që mbledh mbeturinat në zonë. Si pasojë e përplasjes shoferi i automjetit taksi u bllokua në mjet nga përplasja dhe është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Lezhës. Policia ishte në vendngjarje dhe mblodhi prova materiale nga shkaqet e këtij aksidenti të rëndë që ndodhi në mesnatë.