Aksident i rëndë në aksin Korçë–Ersekë, dyshohet për të plagosur

Aksident i rëndë në aksin Korçë–Ersekë, dyshohet për të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Korçë–Ersekë, pranë fshatit Dvoran. Sipas të dhënave paraprake, një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në tokat anësore. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e ambulancës dhe policisë, ndërsa dyshohet për persona të plagosur rëndë. Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e saj.
Burimi: Sot.com.al