Aksident i rëndë në aksin Fier–Cakran/ Përplasen dy automjete, tre persona të plagosur

Aksident i rëndë në aksin Fier–Cakran/ Përplasen dy automjete, tre persona të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Fier–Cakran, ku dy automjete tip “Ford” dhe “Volkswagen” janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e përplasjes së fortë, tre pasagjerë kanë mbetur të dëmtuar dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.
Burimi: Javanews.al