Aksident i rëndë! Makina merr para nxënësit e shkollës, 2 të plagosur

Aksident i rëndë! Makina merr para nxënësit e shkollës, 2 të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të mërkurën rreth orës 12:30 në Frechener Strasse në Hürth të Gjermanisë. Një makinë ka përplasur një grup fëmijësh, shkruajnë mediat e huaja. Si pasojë, janë lënduar dy fëmijë, njëri prej tyre në gjendje të rëndë. Sipas raporteve të pakonfirmuara, grupi ishte një klasë e shkollës fillore. Aksidenti thuhet se ndodhi në Frechener Straße midis Theresienhöhe dhe Altstätter Straße. /vizionplus.tv
Burimi: Vizionplus.tv