Aksident i rëndë/ I riu përplas të moshuarin 60-vjeçar, ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore

Aksident i rëndë/ I riu përplas të moshuarin 60-vjeçar, ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore

Një shtetas me inicialet T. B., 29 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar shtetasin S. A., rreth 60 vjeç (këmbësor), i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, në gjendje të rëndë shëndetësore. Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavije”, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Glinës”. Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.