Aksident i gjashtëfishtë në Tiranë, trë të lënduar

Aksident i gjashtëfishtë në Tiranë, trë të lënduar

Një aksident i gjashtëfishtë ka ndodhur mrbëmjen e sotme në Tiranë. Në aksident është përfshirë dhe një makinë policie. Si pasojë e aksidntit janë plagosur tre persona. Njoftimi: Rreth orës 19:30, në rrugën “Dritan Hoxha” në vendin e quajtur “Semafori i Laprakës”, janë përfshirë në përplasje 6 automjete. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri në automjetin e policisë shtetasit E. Gj dhe E. J si dhe drejtuesi i automjetit taksi shtetasi A. M, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.
Burimi: Vizionplus.tv