Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Aksident i frikshëm! Makina përplaset me trafikndarësen në autostradën Durrës-Tiranë
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në autostradën Durrës-Tiranë, ku një mjet Volkswagen Golf 6 është përplasur me trafikndarësen, e cila ka hyrë në pjesën e përparme, deri pranë sediljeve. Dëshmitarët kanë raportuar se barriera mbrojtëse është lënë në gjysmë nga kompania ndërtuese Elmazaj, duke rrezikuar seriozisht jetën e qytetarëve. Fatmirësisht, shoferja ka shpëtuar pa lëndime, por ngjarja që mund të kishte përfunduar në një tragjedi të rëndë ka ngritur shqetësim për sigurinë e këtij segmenti që prej muajsh i është nënshtruar rikonstruksionit.