Aksident gjatë natës në Gjirokastër, 60-vjeçari në gjendje të rëndë

Aksident gjatë natës në Gjirokastër, 60-vjeçari në gjendje të rëndë

Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:30, në aksin rrugor “Gjirokastër–Kakavije”, në vendin e njohur si “Kryqëzimi i Glinës”, ka ndodhur një aksident i rëndë rrugor. Shtetasi T. B., 29 vjeç, duke drejtuar një automjet tip Volkswagen, ka aksidentuar shtetasin S. A., rreth 60 vjeç, i cili ishte duke lëvizur si këmbësor. I plagosuri u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje që prej mbrëmjes dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.