Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Aksident, furgoni përmbyset në rrugë
👁11201
Një furgon pasagjerësh është përmbysur në aksin Fier- Levan. Sipas informacioneve në automjet ndodhej vetëm drejtuesi i cili dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit për shkak të lagështirës në rrugë. Gjithashtu bëhet me dije se ai është transportuar drejt spitalit Rajonal Fier, për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të kryer tê gjitha veprimet proceduriale si dhe për të disiplinuar trafikun.