Aksident dramatik në Lezhë, i mituri humb kontrollin e motorit dhe plagoset, dërgohet drejt Traumës!
Një 16-vjeçar është dëmtuar në një aksident rrugor në fshatin Balldre, në Lezhë. Ngjarja është regjistruar rreth orës 14:25, në aksin dytësor “Balldre-Rraboshtë”, ku i mituri, duke drejtuar një ciklomotor, dyshohet se ka humbur kontrollin. Si pasojë, 16-vjeçari është dëmtuar dhe është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës.
Burimi:
javanews.al