Aksident dramatik në aksin Lushnjë-Berat, motori me 2 emigrantë nga Bangladeshi përfundon në kanal, njëri përfundon në spital
Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lushnjë-Berat sot (29 shtator). Një motor ka përfunduar në një kanal. Për pasojë dy shtetas nga Bangladeshi kanë përfunduar në një kanal. Njëri prej tyre ka qenë në gjendje më të rëndë dhe ka shkuar në spital ku ka marrë dhe ndihmën e parë mjekësore. Pas ndërhyrjes së mjekëve mësohet se ai mbahet jashtë rrezikut për jetën, informon “A2CNN”. Policia po heton shkaqet e këtij aksidenti.
Burimi:
javanews.al