Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Aksi Elbasan-Qafë Thanë, banorët e Hotolishtit në protestë: Balluku nuk erdhi në takimin e paralajmëruar, absurditet
👁3797
Banorët e fshatit Hotolisht në Librazhd kanë dalë sot në protestë, duke bllokuar segmentin rrugor që kalon nëpër fshat, si reagim ndaj mungesës së transparencës për projektin e aksit të ri Elbasan–Qafë Thanë. Ata shprehen se prej tetë muajsh presin një përgjigje zyrtare për fatin e banesave dhe tokave të tyre, por autoritetet nuk kanë dhënë asnjë sqarim. Sipas banorëve, projekti aktual parashikon shembjen e rreth 30 shtëpive, duke prekur drejtpërdrejt jetën e qindra banorëve. Ata propozojnë si alternativë ndërtimin e një tuneli, i cili do të reduktonte ndikimin social dhe mjedisor të projektit. Një tjetër shqetësim madhor është kompensimi...