
Akrepat shkojnë 60 minuta para, nesër kthehet ora verore
👁6571
Nga ora 02:00, e datës 30 mars, akrepat e orës do të shkojnë 60 minuta para. Kjo do të bëjë që të humbasim 1 orë nga gjumi i mëngjesit, duke u zgjuar më herët. Qëllimi i ndryshimit të orës është për të përfituar sa më shumë nga energjia diellore si dhe kursimi i energjisë elektrike. Ora verore do të zgjasë deri të dielën e fundit të muajit tetor, kur akrepat do të kthehen 1 orë pas. Ishte viti 1907 kur anglezi William Willett paraqiti idenë e “Kohës verore”, në mënyrë që njerëzit të mos i çonin kot orët e dritës...
Burimi:
Gijotina.com