Burimi:
Sot.com.al

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK
👁9432
Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur të premten në Prokurorinë e Posaçme, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të vendosur ndaj saj nga Gjykata e Posaçme. Veliaj bashkë me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa akuzohen nga SPAK për veprat penale korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj po hetohet nën masën e sigurisë arrest me burg, kurse më 12 shkurt, Gjykata vendosi t’i ndryshojë masën nga “arrest në shtëpi” në “detyrim paraqitje” Ajola Xoxës.