Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ajo çfarë na mësoi fëmijëria jonë për prindërimin
Pavarësisht se janë shkruar libra të panumërt, janë krijuar vepra arti në të gjitha gjinitë dhe zhanret, janë endur histori e janë modeluar sjellje prindërore, gjithçka e thënë dhe e bërë rezulton e pamjaftueshme. Sepse nuk ka një formulë të përkryer për të rritur dhe edukuar një fëmijë, as për të qenë një prind ideal. Gjithsesi, mësuesi më i pagabueshëm është përvoja, saktësisht fëmijëria jonë – ajo që na mësoi si të prindërojmë, ndoshta jo në mënyrën më të saktë, por në një formë që e vendos rolin tonë në trajtën e një misioni. Ajo çfarë fëmijëria jonë na mësoi si prindër, është se fëmijët tanë janë të tillë, por nuk janë fëmijëria jonë. Shumë prej nesh kaluan një fëmijëri të ndrydhur nga pamundësitë, të...