Ahmet Zherka, shqiptari që vrau rusin në Nju Jork se ia grisi flamurin Kuq e Zi

Ahmet Zherka, shqiptari që vrau rusin në Nju Jork se ia grisi flamurin Kuq e Zi

Momenti kur trimi dhe atdhetari i madh Ahmet Zherka e ‘qëndisi’ me shtatë plumba në ballë shkelësin e pështirë të flamurit kombëtar, në ato ditë gushti të 1975 mu në zemrën e Nju Jorkut, ne Manhatanin magjik, nuk do të harrohen kurrë. Ahmet Zherkën e kanë lindur Alpet shqiptare, aty ai u shoqërizua me shkreptimat gjëmëmëdha dhe rrufete tronditëse. Në shtëpinë e te parëve të vet dëgjoi këngët e trimërisë dhe bujarisë. Veçanërsisht i kishte bërë përshtypje dhe e kendonte shpesh këngën për “trimin e trimave” Gjergj Elez Alinë; i ishin skalitur fort në mendje veçanërisht vargjet: Pak pa mrrijtë, baloz, ti m’ke dredhue: M’ke lypë motrën para se mejdanin; M’ke lypë berret para se çobanin, E jam dredhë n’ket log për me t’kallxue, Se...