Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
AGSH dënon vendimet arbitrare të presidentit të “Vllaznisë” ndaj gazetarit Ergys Kavaja
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka reaguar me shqetësim të thellë ndaj një vendimi të konsideruar si arbitrar, përjashtues dhe hakmarrës nga ana e presidentit të klubit “Vllaznia”, Alban Xhaferi, ndaj gazetarit sportiv Ergys Kavaja. Sipas AGSH-së, gazetari është penguar pa asnjë shpjegim zyrtar të ndjekë dhe raportojë ndeshjen ndërkombëtare të Conference League “Vikingur-Vllaznia” më 24 korrik, ndonëse përmbushte të gjitha kriteret për akreditim. Reagimi i plotë: Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë dënon vendimet përjashtuese, diskriminuese dhe hakmarrëse të z. Alban Xhaferi, Presidentin e KF Vllaznia. Ne jemi informuar dhe kemi konsultuar korrespodenca se si gazetari Ergys Kavaja është penguar...