Agron Llakaj rikthehet në Portokalli pas 16 vitesh/ Humoristi merr drejtimin e spektaklit, premton surpriza

Agron Llakaj rikthehet në Portokalli pas 16 vitesh/ Humoristi merr drejtimin e spektaklit, premton surpriza

Artisti merr drejtimin e spektaklit më të madh të humorit në Shqipëri, ku krahas rolit të drejtuesit, do të ngjitet në teatrin e Top Channel si moderator dhe aktor. “Me mbështetjen e Lorit dhe Top Channel, mendoj se kemi të gjitha mundësitë që Portokalli të rimarrë ngjyrimin e atij që e themeloi, që i vuri këtë emër kaq të bukur. Unë isha i pari që erdha dhe ky rikthimi im, është si rikthimi i Odisesë… por unë nuk jam Odise Llakaj, jam Agron Llakaj. Mendoj se e qeshura ofron dashuri dhe ky është një mision shumë i madh për vetë kohën, ku mendoj se ka shumë urrejtje”, u shpreh Agron Llakaj. Me përvojën prej disa dekadash, Agron Llakaj rikthehet me risi dhe surpriza që do...