Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Agresioni rus, SHBA: Do të shkurtojmë ndihmën ushtarake për Ukrainën!
👁10757
Sekretari amerikan i mbrojtjes, Pete Hegseth, njoftoi se SHBA do të shkurtojë ndihmën ushtarake për Ukrainën. Në një ndryshim të dukshëm nga politika amerikane nën presidentin e mëparshëm Joe Biden, Hegseth thotë se administrata Trump favorizon një zgjidhje të negociuar në vend të mbështetjes së vazhdueshme ushtarake. SHBA-të kanë ofruar rreth 66 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë në shkurt 2022. “Është një reduktim në këtë buxhet. Kjo administratë ka një pikëpamje shumë të ndryshme për atë konflikt. Ne besojmë se një zgjidhje paqësore e negociuar është në interesin...