Agravon situata: Bulevardi kthehet në “arenë lufte”, protestuesit i vënë flakën një makine (VIDEO)
makine ne bulevard TIRANË- Situata është përshkallëzuar në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", i cili është i mbuluar i gjithi nga flakët dhe tymi i zi. Pas molotovëve të hedhur, protestuesit morën dhe shtynë një automjet me targa franceze për me qëllim çarjen e kordoni të policisë. Pak minuta më pas, protestuesit i vunë flakën, teksa janë dëgjuar edhe dy shpërthime të pjesëve të brendshme të saj. View this post on Instagram Përplasjet kanë vijuar me hedhjen e gurëve në drejtim të efektivëve të policisë. Në përgjigje, policia ka hedhur një sasi të madhe gazi lotsjellës, me qëllim shpërndarjen e turmës./ZËRI
Burimi:
zeri.ai