Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Agjenti “redakton” Tudor: Do të jetë në Botërorin e Klubeve, asnjë presion ndaj Juventusit
👁10738
Igor Tudor do ta drejtojë Juventusin në Botërorin për Klube. Pas deklaratave të forta të dielën mbrëma, përpara kamerave, ku trajneri kroat vuri në dyshim praninë e tij në SHBA nëse nuk rikonfirmohet në stolin bardhezi për sezonin e ardhshëm, ka pasur një takim sqarues me Cristiano Giuntolin. Kjo ka ndodhur menjëherë pas ndeshjes me Nevezia dhe, të hënën në mëngjes, agjenti i tij, Anthony Seric, ka folur për “Sky Sport”: “Reagimi i Tudor ishte një shpërthim emocional, i diktuar nga tensioni i një objektivi të arritur me vështirësi, por brenda një klime të qetë në klub. Igor ka marrëdhënie...