Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Agjenti i Lautaros: Kam marrë oferta spektakolare, por ai gjithmonë ka preferuar Interin
👁8036
Alejandro Camano, agjent i Lautaro Martínez dhe Achraf Hakimit, do të shohë dy nga lojtarët e tij përballë njëri-tjetrit në finalen e Ligës së Kampionëve, mes Interit dhe PSG. Në një intervistë për “AS”, ai tregon emocionet për këtë sfidë: “Për ne është një moment i mrekullueshëm. Dy lojtarë që, përveç se janë profesionistë të mëdhenj, janë edhe njerëz të shkëlqyer. Achraf ka një nivel të jashtëzakonshëm human. Ka qenë me ne që nga fëmijëria. Lautaro erdhi pak më vonë, por personaliteti i tij është shumë i afërt me tonin si agjensi menaxhimi”. Cilin do të mbështesësh në finale?Do të...