Agim Xhafka: Sonte më mungon nëna! Ike e pagjumë, e mira ime…

Agim Xhafka: Sonte më mungon nëna! Ike e pagjumë, e mira ime…

Nga Agim Xhafka Në çdo pragviti më vjen ndërmend nëna ime e bukur. Sa vinte nga puna na dëbonte ne meshkujt dhe u hynte punëve me themeli. Pastrim kudo dhe më e gëzueshmja: ndërronte batanijet e divanit në kuzhinë. Me dy levenxe leshi. Që ishin plot ngjyra e të ngrohtë. Ne kishim nje divan për 5 veta!!! Por na nxinte. Se rrinim skiç me nga një karrike para për secilin. Origjinal ky pozicion në një kuzhinë 3×3. Dhe dihet se aty gatuanim e aty kishim tavolinën e vakteve.O zot sa e madhe na dukej atëherë! Por këto ditë nëna më vjen në kujtesë veç për punët dhe gatimet. Dhe sa herë e sjell para syve më del fiks duke u rropatur. Nëna pastron, nëna qep,...